Shkup, 12.04.2019 Me rastin e shënimit të ditës të Fakultetit të Shkencave të Informatikës, të emërtuar sipas kolosit të shkencave kompjuterike Al-Huarizmi, Universiteti Nën Tereza organizoi event me prezantime nga trendet më të fundit të teknologjive informative.

Profesor Edmond Jajaga nga Fakulteti i Shkencave të Informatikës në mirësardhjen për mysafirët e ftuar, profesorët, ekspertët dhe studentët e pranishëm tha se kjo industri është njëra nga industritë që më së shumti dhe më së shpejti zhvillohet, ndërsa invocionet janë gati të përditshme. Jeta e sotme ka një dinamikë të madhe dhe teknologjia e informatikës mundëson lehtësime shumta, dhe shfrytëzim konstruktiv të kohës.

Në event ishin të parapara ligjerata si dhe shkëmbim i përvojave për rritjen dhe zhvillimin e shpejtë të teknologjisë me ç’rast ligjeratë me temë Teknologjitë bashkëkohore të Microsoft-it”, zhvilloi Fisnik Doko, MSc., ku prezentoi trendet e reja në zhvillimin e aplikacioneve softuerike duke përdorur teknologjitë e Microsoft-it.

Fisnik Doko, njihet si ekspert në industrinë e teknologjisë së informacionit me mbi 10 vite përvojë në dizajnimin dhe zhvillimin e aplikacioneve, ndërsa Është Microsoft trajner që posedon mbi 30 çertifikata, si dhe ligjërues i kurseve profesionale në rajon dhe në Europë. Poashtu është ligjërues në konferenca dhe ngjarje të ndryshme nga sfera e zhvillimit të aplikacioneve dhe testimit të softuerit.

Prezantim për teknologjinë Blockchain, zhvilloi Lirim Ameti, MSc., ku përmendi rastet e përdorimit dhe aplikimit të saj për zgjidhjen e problemeve në fusha të ndryshme. Tema u fokusua në nivelet e sigurisë që ofron kjo teknologji inovative. Lirimi Ahmeti është ekspert në fushën e sigurisë së të dhënave dhe kriptografisë me mbi 7 vite përvojë në dizajnimin dhe zhvillimin e sistemeve ku privatësia dhe siguria janë prioritet. Poashtu është ligjërues dhe pjesëmarrës në konferenca ndërkombëtare dhe revista shkencore, nga fusha e sigurisë së të dhënave dhe sistemeve të shpërndara.

Pas paraqitjeve u zhvillua diskutim mes të pranishmëve dhe ekpertëve të Informatikës.

By