Shkup, 17 prill 2019 Ekipi i profesorëve të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, i përbërë nga Prof. dr. Olivera Petrovska dhe Jovan Hristoski, në kuadër të promovimit të universitetit, vizitoi shkollën e mesme të autotransportit “Boro Petrushevski” në Shkup.
Maturantët e kësaj shkolle u informuan rreth pesë fakulteteve dhe programeve të tyre të studimit, si dhe kushtet për studim, pajisjet dhe laboratorët e universitetit për çdo program studimi dhe përfitimet e studimit në Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup.
Maturantët u njoftuan me përparësitë e studimit në UNT dhe lokacionin në qendër të qytetit, si dhe me faqen e internetit të universitetit.
Në pjesën e dytë u hap diskutim me pyetjet e bëra nga maturantët e kësaj shkolle të mesme.
Disa nga maturantët shprehën dëshirën për të vizituar universitetin tonë.
Studentëve iu ndanë broshura informative nga UNT-ja.