Shkup, 17.04.2019 Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale – Drejtimi Punë dhe Politikë Sociale realizuan vizitë në shtëpinë e të moshuarve ‘MILICA’ me të cilët Universiteti ‘Nënë Teraza’ në Shkup ka nënshkruar edhe memorandum bashkëpunimi.

 Gjatë vizitës, studentët të udhëhequr nga profesoreshat Kaltrina Zekolli Shaqiri dhe Eilisabeta Bajrami Ollogu dërguan dhurata simbolike për të moshuarit, të cilët kujdesen në këtë institucion.

 Vizita e studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale ishte në kuadër të praktikumit kolektiv që realizohet me studentët e drejtimit Punë dhe Politikë Sociale, pranë UNT-së.

 Vizita kishte moton ”Familja nuk është vetëm aty ku jeta fillon, por është edhe aty ku dashuria e kujdesi kurrë nuk mbaron”.

Universiteti ‘Nënë Teraza’ në Shkup falenderon drejtoreshën Shermin Mamut për pritjen dhe mundësinë që studentët e drejtimit Punë dhe politikë sociale, të realizojnë punën praktike në këtë institucion.

57393128_2188852374555517_1864937854338072576_o

57186024_2188852127888875_3360936295667859456_o

57358138_2188852014555553_8521033322183262208_o

 

By