UNIVERSITETIT “NËNË TEREZA” NË SHKUP ZGJODHI ORGANET E PËRHERSHME

DSC_0043

Senati i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup me datë, 28.06.2019 mbajti Seancën e 13-të ku në mes tjerash në rend dite ishin edhe zgjedhja e Kryetarit të Senatit të UNT-së, verifikimi i mandatit të dekanëve të zgjedhur në pesë fakultetet përkatëse si dhe zgjedhjen e tre prorektorëve të këtij universiteti me çka u përmbyll procesi i formimit të organeve të përhershme të këtij institucioni në harmoni me Ligjin për arsim të lartë.

Organet e zgjedhura në Universitetin “Nënë Tereza”, janë:

Kryetar i Senatit të UNT-së u zgjodh Prof. Inor. Dr. Blerim Saiti

 

Prorektorë të UNT-së u zgjodhën:

Prorektor për arsim dhe çështje të studentëve: Prof. Inor. Dr. Zoran Trifunov

Prorektor për çështje financiare, investime dhe zhvillim: Prof. Inor. Dr. Rizvan Sulejmani

Prorektor për shkencë: Prof. Dr. Bekim Fetaji

 

Për dekan të fakulteteve u verifikuan:

1. Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitetkturës – Prof. Dr. Zekirija Idrizi

2. Fakulteti i Shkencave të Informatikës – Prof. Inor. Dr. Aleksandar Dimovski

3. Fakulteti i Shkencave Teknike – Prof. Inor. Dr. Agim Mamuti

4. Fakulteti i Shkencave Teknologjike – Doc. Dr. Sani Demiri

5. Fakulteti i Shkencave Sociale – Prof. Dr. Sunaj Raimi

 

Në fillim të seancës rektori i Universitetit “Nënë Tereza” raportoi për rezultatet e deritanishme të këtij institucioni për arsim të lartë, rrjedhat aktuale dhe sfidat me të cilat ballafaqohet.

Senati i UNT-ës me kënaqësi konstatoi rrumbullaksimin e suksesshëm të këtij viti akademik, i cili solli edhe gjeneratën e parë të absolventëve dhe të diplomuarve të parë të universitetit tonë duke vlerësuarpërgatitjet për vitin e ri akademik dhe duke konstatuar gatishmërinë e plotë për fillimin e vitit të ri akademik. Pas fillimit me vonesë të vitit të parë akademik, më saktë në 27 Tetor të vitit 2016, sot, UNT-ja ka pesë fakultete, të gjitha në fusha deficitare, 36 programe studimi, me cikël të parë dhe të dytë dhe me afro 1500 studentë, 100 profesorë e asistentë dhe mbi 50 administratorë, të niveleve të ndryshme. UNT, ka arritur të hap dyert e bashkëpunimit me 22 universitete nga vendi dhe rajoni. Në ndërkohë ndau edhe titullin e parë Doctor Honoris Causa, laureatit të çmimit Nobel, Dr. Ferid Murad.

Me kënaqësi u konstatua gjithashtu se, ndonëse universitet i ri, UNT u kyç ne Erasmus + projektin për mobilitet me studentët dhe pedagoget e vet dhe këtë vit vërehet interesim dhe mundësi shumëmë të mëdha. Pedagogët këtë vit morën pjesë në dy projekte ndërkombëtare, njëri nga të cilët udhëhiqet nga pedagogë të UNT dhe dy projekte shumë të rëndësishme nacionale.

Rektori i UNT-ës Prof. Dr. Aziz Pollozhani informoi anëtarët e senatit me ecuritë momentale dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion i lartë arsimor në gjuhën shqipe.

Stafi udhëheqës ndër sfidat kryesore, me të cilët ballafaqohet Universiteti “Nënë Tereza”, i identifikon: E para- nevojën urgjente për hapësira plotësuese për studentët në vitin 2019/2020 dhe domosdoshmërinë e përshpejtimit të procedurave për ndërtimin e Kompleksit universitar ,,Nënë Tereza”, në lokacionin e ri të definuar nga Qeveria e RMV, si nevojë bazike për realizimin e veprimtarisë sonë, bazuar edhe mbi përcaktimin e qartë të Programit Qeveritar.

E dyta – rishikimi urgjent i modeli i financimit të arsimit të lartë, i cili është identifikuar si njëri nga arsyet kryesore të uljes së cilësisë së arsimit. Varësia e rrogave të punëtorëve të arsimit të lartë nga participimi i studentëve nuk siguron objektivitet motivim adekuat akademik për kultivimin e cilësisë së studimeve. Për më tepër, shtresimet e pavolitshme sociale të popullatës dhe specifikat e veçanta të studimeve në fushat teknike, mision që UNT-ja mori për sipër, po shtojnë kërkesat çdo ditë e më shumë nga studentët tanë për ti liruar nga participimi.

 

Senati i UNT-së është i mendimit se vetëm rishikimi i modelit të financimit të arsimit të lartë duke siguruar nivel dinjitoz të rrogave të pedagogëve që nuk do vareshin nga participimi i studentëve dhereduktimi substancial deri në eliminim të plotë të participimit të studentëve për studimet e tyre, do të krijonte ambient të përgjegjshmërisë dhe motivimin adekuat akademik për cilësi në arsimin e lartë.

Shkup, 28.06.2019

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn