Interesim i lartë për regjistrim në Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup

FOTO REGJISTRIMET 2019 2

Shkup, 26 Gusht 2019 Në Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup sot filloi regjistrimi i maturantëve në pesë fakultetet e UNT-së, universitet i vetëm publik në gjuhën shqipe në kryeqytet.

Në ditën e parë të regjistrimit, që do të vijon deri të premten më 30 gusht 2019, shfaqet interesim për të ndjekur studimet në pesë fakultetet me gjithsej 27 programe studimore.

 

UNT maturantëve u ofron këto programe studimore si më poshtë:

 

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, programet: Arkitekturë dhe dizajn, Ndërtimtari konstruktive dhe Gjeodezi dhe gjeoinformatikë.

 

Fakulteti i Shkencave Informatike: Informatikë, Informatikë – mësimdhënie, Programim i aplikuar

 

Fakulteti i Shkencave Teknike: Sistemet elektroenergjetike, Inxhinieri makinerike dhe manaxhment, Inxhinieri e transportit dhe komunikacionit, Mekatronikë, Menaxhment industrial, Ekonomi e zbatuar dhe ndërmarrësi, Inxhinieria për mbrojtje të ambientit të punës dhe jetesës, Dogana, shpedicion dhe sigurime

 

Fakulteti i Shkencave Teknologjike: Inxhinieri e materialeve dhe nanoteknologjive, Teknologjia ushqimore, Agroinxhineria, Tekstil, dizajn dhe modelim,  dhe

 

Fakulteti i Shkencave Sociale: Pune dhe politikë sociale, Media dhe komunikim ndërkulturor, Sport dhe shkencat e sportit, Studime Ballkanike dhe Euroaziatike, Administratë publike dhe menaxhim me burimet njerëzore, Studime evropiane.

 

Këtë vit UNT, ka hapur dyert  për 1485 studentë të rinj dhe 210 kandidatë për studimet e ciklit të dytë, me 11 programe studimore master.

Do të pranohen  865 studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 385 studentë të rregullt me bashkëfinancim, 235 me korrespodencë.

Afati i parë i regjistrimit: 26-30 Gusht 2019

Shpallja e rezultateve preliminare 2 Shtator 2019

Shpallja e vendimit për pranimin e kandidatëve 4 Shtator 2019

Regjistrimi i kandidatëve 04-10 Shtator 2019

 

Afati i dytë: 11-16 Shtator

Afati i tretë: 24 Shtator

FOTO REGJISTRIMET 2019 FOTO UNT 2019

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn