UNT ka filluar ofrimin e trajnimeve, kurseve dhe mësimdhënie përgatitore për fusha të ndryshme arsimore

foto trajmine ne unt

Shkup, 29. 08. 2019  Qendra për ndërmarrësi, edukim dhe transfer të teknologjive pranë Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup miratoi Plan për realizimin e orëve përgatitore në lëndë të ndryshme, s janë: lënda matematikë, programim, gjuhë angleze, gjuhë shqipe, gjuhë maqedonase, ndërmarrësi dhe lëndë të tjera në varësi të kërkesave, dhe të njejtat do të realizohen nga ana e stafit akademik të UNT-së.

Kurset dhe trajnimet për secilën lëndë të sipërpërmendur do të zhvillohen për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, studentë (përveç studentëve të UNT-së), punëtorë ose përfaqësues të sektorit të biznesit, do të realizohen në hapësirat e UNT-së.

UNT përmes Qendrës për ndërmarrësi, edukim dhe transfer të teknologjive pranë UNT-së Shkup që nga fillimi i vitit realizon trajnime në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë si dhe kurse dhe programe përgatitore në fushat e programimit dhe kompjuterëve, gjuhë angleze, shqipe, maqedonase dhe fusha të tjera arsimore.

Të interesuarit, informacione shtesë mund të mund të marrin në zyrën 602 në hapësirat e Rektoratit të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup (Ndërtesa e Lidhjes së Sindikatave, kati 6-të).

Me respekt,

Qendra për ndërmarrësi, edukim dhe transfer të teknologjive pranë UNT-së Shkup

 

foto trajmine ne unt

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn