Prishtinë, 26.09.2019  Delegacioni i Fakultetit Teknologjik dje qëndroi në Prishtinë ku u mirëpritën në ambientet e Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës nga dekanati dhe stafi akademik. Në takim u diskutua për hartimin e një strategjie dhe platforme të bashkëpunimit si dhe të shkëmbimit të informacioneve shkencoro-hulumtuese mes stafit akademik dhe studentëve të dy fakulteteve.
Poashtu në mes dy fakulteteve u vendos të krijohet edhe një grup punes ku do angazhohen edhe për përpilimin e projekteve shkencore të gatshme për tu aplikuar dhe mbështetur  nga programet hulumtuese të Bashkimit Europian.
Gjatë vizitës u prenzantuan edhe laboratoret funksionale dhe profesionale të Fakultetit të Bujqësisë që u konsiderua edhe si një mundësi reale për angazhimin e përbashkët në sferën hulumtues të cilat mundet të shfrytëzohen nga stafi i UNT-së, duke përfshirë edhe studentët e fakultetit të teknologjisë ushqimore në UNT.
Në lidhje me organizimin dhe mirëpritjen faliminderojmë Fakultetin e Bujqësisë, në veçanti profesorin dhe njëherit prodekan i fakultetit të Bujqësisë, Afrim Hamidi.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë delegacioni i Fakultetit Teknologjik poashtu vizitoi edhe studion punuese të stilistes Yllka Brada, që vlerësoi punën dhe angazhimin e saj me kreacionet që promovon në vazhdimësi, duke lënë edhe hapësirë që në të ardhmen të ketë bashkëpunim mes ateljes BRADA dhe studentëve të tekstilit dhe dizajnit në kuadër të Fakultetit teknologjik në UNT.
70780047_395354814489727_9147559451694202880_n
70914698_2397563270514619_2402394565517508608_n
thumbnail_70744792_375038073423744_2820491648755040256_n
thumbnail_70902717_693560201128420_4525724618819895296_n
thumbnail_71189919_451768382214372_8597281958193528832_n
thumbnail_71330533_521236825116365_7387915632605396992_n
70501999_388655818731722_6756258997155659776_n

By