Studentë të UNT-së që qëndrojnë në dy universitete turke në kuadër të programit Erasmus Plus u vizituan nga pedagogë të UNT-së

Stamboll, 03.10.2019 Një grup pedagogësh të UNT-së të udhëhequr nga profesoresha e Fakultetit të Shkencave Sociale, Kaltrina Zekolli Shaqiri, kanë vizituar studentët e UNT-së, që po studiojnë këtë semestër në Turqi, në kuadër të Programit Erasmus Plus.

Studentët e UNT-së gjatë këtij semestri ndjekin ligjeratat në Universitetet ”Sabahattin Zaim’ dhe ‘Fatih Sulejman Mehmet’ në Stamboll.

Gjatë vizitës së punës pedagogët e UNT-së u njoftuan nga afër me kampuset e universiteteve, dhe shkëmbyen përvojat e mësimdhënies me kolegët nga Turqia.

Profesoresha Kaltrina Zekolli gjatë qëndrimit në Stamboll zhvilloi ligjeratë në Universitetin ‘Sabahattin Zaim’ si pjesë e programit ‘Erasmus+ Staff Mobility for Teaching’, ku ligjëroi konceptet e së Drejtës Familjare, në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Shkencat Sociale.

71198019_2471889779585107_7828846157852835840_n

71675341_2471889812918437_7276925693332553728_o

By