Gabrovë, Shtator 2019 Prorektori për Mësimdhënie dhe Profesor i UNT,  Prof. Inor. Dr. Zoran Trifunov nga 16 deri 20 shtator 2019 vizitoi Universitetin Teknik të Gabrovos në Bullgari, në kuadër të Programit ‘Erasmus +’ të Mobilitetit të Stafit Akademik.

Profesori nga Departamenti i Matematikës dhe Informatikës dhe disa prej studentëve të Universitetit u zhvilloi atyre një ligjeratë me titull “Të mësuarit përmes vizualizimit të analizave matematikore në fusha dhe hapësira duke përdorur softuer të lirë”.

Gjatë vizitës, u diskutuam edhe bashkëpunimet në të ardhmen në mësimin në distancë dhe shkëmbimin e njohurive të reja, si dhe bashkëpunime të tjera në programin kuadër të Programit Erasmus +.

Gjatë kësaj periudhe Universiteti në Gabrovë organizoi Seminarin e Partneritetit Ndërkombëtar me temë “Industria 4.0, në kontekstin e Platformës së Shkëmbimit të Njohurive të KE (KER)”, në të cilën morri pjesë edhe profesori ynë.

By