Deri tek:
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup
Rr..Slavej Planina, nr. 2, 1000 Shkup
TELEGRAM NGUSHËLLIMI DHE SOLIDARITETI
Dridhjet e mbrëmjes së kaluar nga tërmeti në Shqipëri që akoma po ndjehen, dridhen dhe vazhdojnë të lëndojnë zemrat tona. Stafi akademik, administrativ si dhe studentët e universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup bashkëndajnë dhimbjen me kolegët tanë profesorë, akademik dhe studentë si dhe gjithë popullin shqiptarë.
Me mendje dhe lutje jemi me Ju, me shpresë që numri i viktimave dhe të lënduarve të jetë sa më i vogël.
Me këtë rast shprehim ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjeve dhe të afërmve të cilët humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë dhe sa më parë tu kthehen përditshmërisë së jetës, që megjithatë do të duhet të vazhdojë.
Ne studentët e Shkupit këtë fatkeqësi e përjetojmë edhe më thellë sepse në mendjet tona është ende e freskët tragjedia e 26 korrikut të vitit 1963, kur humbën jetën disa nga gjyshërit dhe të afërmit e tyre që neve dhe prindërve tanë ende ju mungojnë.
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup në krye me stafin akademik, administrativ si dhe studentët, shpreh gatishmërinë për t’u dalë në ndihmë bashkëkombësve tanë, në çdo kohë dhe mënyrë, sipas mundësive dhe nevojave që do të paraqiten.
Qoftë ky vetëm një kujtim i hidhur, e mos u përsëritë më.
Në pritje të lajmeve më shpresëdhënëse,
Bashkëkombësit e juaj nga Shkupi!
Prof. Dr. Aziz Pollozhani,
Rektor i UNT-së
Prof. Dr. Blerim Saiti,
Kryetar i Senatit të UNT-së
Agon Podgragja,
Kryetar i Parlamentit Studentor