STUDENTË TË UNT-SË VIZITUAN PANAIRIN E LIBRIT NË TIRANË

panairi 4

Tiranë, 16-17.11.2019 Nën organizimin e Unionit të Parlamentit studentor, studenti Bajram Ramadani me një grup studentësh të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, gjatë fundjavës vizituan edicionin e 22-të me radhë të Panairit të librit në Tiranë, i cili mbledhë në një vend botues nga të gjitha trevat shqiptare.

Studentët nga Fakulteti i Shkencave të Informatikës, Shkencave teknike, Sociale dhe Teknologjike u organizuan me qëllim të informimit me titujt më të rinj të botuar nga lëmitë që i studiojnë. Studentët, si përshtypje kryesore gjatë vizitës së Panairit vlerësojnë numrin shumë të madh të vizitorëve, i cili siç thonë, nuk zvogëlohej as gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa mbresëlënës për ta ka qenë edhe numri i pafund i titujve të botuar.

Studentët thonë se si gjithmonë impresionuese për ta ishte vetë Tirana, e cila gjatë fundjavës kishte shesh të stërmbushur me shumë aktivitete, ekonomike, kulturore, turistike, duke finalizuar ditën me koncerte të mrekullueshme gjatë mbrëmjes.

Ata nuk u kthyen duarbosh nga Tirana, po secili mori, aq libra sa kishte nevoje, apo, pse jo, edhe mundësi….kush me 4, kush me 5 libra, por kishte student që u kthyen me plot 15 libra.

Organizatori i vizitës së Panairit të librit në Tiranë, student i vitit të katërt në Fakultetin e Shkencave të Informatikës, Bajram Ramadani, thotë se në Tiranë do të kthehen sërish, por se aktivitetet e studentëve do të shtrihen edhe në shtete tjera, dhe universitete me të cilat UNT ka bashkëpunim.

panairi 6

 

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn