Ua prezantojmë studentët Vjollca Iljazi dhe Furkan Arifi, studentë të Programit studimor ‘Tekstil, dizajn dhe modelim’
Studentët e vitit të dytë të Programit studimor ‘Tekstil, dizajn dhe modelim’, që funksionon në kuadër të Fakultetit të Shkencave Teknologjike, pranë UNT-së Vjollca Iljazi dhe Furkan Arifi, janë entuziastë dhe ëndrrimtarë. Ata vehten në të ardhmen e shohin si dizajnerë mode, dhe punojnë shumë që kjo ëndërr e tyre tu realizohet sa më shpejtë.
Vjollca dhe Furkani punojnë në ekip, ndërsa rezultati i punës së tyre të përbashkët janë shumë kreacione, të krijuara me dashuri, të cilat janë vlerësuar lartë nga profesorët e tyre si dhe ekspertët e lëmisë.
Vjollca thotë se u përcaktua për UNT- në që të krijohet si kuadër, për shkak të programit studimor ‘Tekstil, dizajn dhe modelim’, mbi të gjitha, të cilin program nuk e ka asnjë universitet tjetër publik në Shkup, dhe arsyeja e dytë është se dizajnimi dhe moda është profesion, që e trashëgon nga familja e saj, sepse dy prindërit, si dhe gjyshërit merren me këtë profesion për shumë dekada.
Furkani u përcaktua për UNT-në sepse, thotë se profesorët janë kuadër i njohur dhe dizejnatorë të njohurë, të cilët ai i ka respektuar edhe para se të regjistrohet në UNT-së, dhe sepse UNT u ka mundësuar të gjitha kushtet e nevojshme për studim dhe punë.