Në kuadër të programit Erasmus +, Sekretari i përgjithshëm i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, mr. Bujar Kajolli, në periudhën prej 25-29.11.2019, realizoi vizitë në Universitetin e Veterinerisë dhe Farmacisë në Brno, të Republikës Çeke.
Gjatë kësaj vizite ai u takua me përfaqësues të Fakultetit të Higjienës veterinere dhe Ekologjisë, përkatësisht me Dekanin e fakultetit, pro dekanin, si dhe me Erasmus koordinatoren e këtij Fakulteti.

Gjatë takimeve të zhvilluara me përfaqësuesit e Fakultetit, sekretari i përgjithshëm kishte shpalosur edhe idenë e përpilimit të një programi studimor të përbashkët, në bachelor apo master, më mirë i njohur si Joint degree programme, program prej të cilit përfitime do të kishin të dyja palët. Ideja e tij nga përfaqësuesit e Fakultetit ishte pranuar si pozitive dhe ata janë shprehur të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimin me Universitetin tonë.

Gjatë qëndrimit atje, atij iu prezentua fakulteti, programet studimore të cilat ofrohen, konferencat që mbahen në këtë fakultet si dhe njëherit iu bë ftesë që studentët tanë vitin e ardhshëm të marrin pjesë në shkollën verore të cilën për çdo vit e organizonte ky fakultet.

Pas takimeve të realizuara, sekretarit iu prezentuan edhe laboratoritë biologjike, mikrobiologjike, kimike, për analizë të ADN-së dhe shumë të tjera, të cilët i shfrytëzojnë studentët për punën e tyre. Pjesë e laboratorive që u prezentuan nga ana e stafit të fakultetit ishin ato të Seksioneve të ushqimit me origjinë shtazore, përkatësisht të Departamentit të Higjienës dhe Teknologjisë së Qumështit dhe Departamentit të Higjienës dhe Teknologjisë së Mishit.

E veçanta e këtyre laboratorive ishte se ato ishin të ndara në dy pjesë, pjesa që studentët e përdorin çdo ditë për mësim, ndërsa pjesa tjetër e laboratorive, ishin ato që përdoreshin vetëm për hulumtime, nga stafi akademik, nga master studentët, por edhe nga studentët të cilët ishin në përgatitje të temës së tyre të diplomës.

Gjatë prezantimit të laboratorëve, u tha se studentët mund të sjellin produktet e tyre ushqimore, për ti testuar në këto laboratori. Gjithashtu, u cek se studentët gjatë punës së tyre në laboratorë, bëjnë edhe prodhimin e produkteve të ndryshme ushqimore, të cilat shijohen nga grupe tjera të studentëve dhe me këtë hapen diskutime lidhur me produktet finale.

Bujar Kajolli 2222

Bujar Kajolli 4

Bujar Kajolli 3

Bujar Kajolli 1

By