Sot në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup u promovuan dy libra me autorë, profesorë të UNT-së ‘Globalizimi dhe identiteti shqiptar’ nga autori Prof. Dr. Rizvan Sulejmani, pedagog dhe prorektor në UNT, ‘Filozofia e muzikës në Greqinë antike’ të autorit Prof. Dr. Sunaj Rahimi, pedagog dhe dekan i Faultetit të shkencave Sociale pranë UNT-së, si dhe Revista shkencore e universitetit ‘Interkultura’, me kryeredaktor Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi, pedagog dhe drejtor i Qendrës për Botime Akademike dhe Bibliotekës në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup.
Për librin ‘Globalizimi dhe identiteti shqiptar’ të Prof. Dr. Rizvan Sulejmanit, foli recenzenti ambasador Enver Abdullai, profesor në UNT, i cili tha se profesor Sulejmani ka hapur një debat të gjërë lidhur me atë se çfarë ndodh me shqiptarët në kushte të globalizimit të skajshëm, sidomos duke pasur parasysh se vetë shqiptarët kanë tre besime dhe janë edhe mes tyre të ndryshëm.
Profesor Sulejmani tha se libri i tij është vetëm një fillim apo hapje e debatit për ate se ku do të jenë shqiptarët pas 50 vite me gjithë këtë dinamikë të globalizimit ku ata domosdoshmërisht janë ndarë në ‘ne dhe ata’, duke aluduar në përqarjen dhe konfliktet që janë krijuar mes shqiptarëve sidomos në rrjetet sociale, ku njëra anë mbron lindjen dhe tjetra perëndimin.
Libri ‘Filozofia e muzikës në Greqinë antike’ i autorit Prof. Dr. Sunaj Rahimi, pedagog dhe dekan i Faultetit të shkencave Sociale pranë UNT-së i ofrohet lexuesit maqedonas.
Profesor Raimi dhe tha se është shkruar në gjuhën maqedone, me qëllim që edhe lexuesi joshqipfolës të njihet me studimet filozofike dhe sociologjike të autorit mbi rolin dhe rëndësinë e artit muzikor në Greqinë e lashtë! Intenca kryesore e këtij studimi është që të nxirret në shesh pesha dhe influenca e muzikës në jetën sociokulturore dhe psikomorale të helenëve të vjetër. Gjatë këtij elaborimi shkencor është bërë një komparacion heuristiko-hermeneutik për ngjashmëritë e muzikës së helenëve të lashtë dhe shqiptarëve të sotshëm! Në sfond të këtij studimi do të bjerë në sy argumentimi i rrënjëve antike të kulturës muzikore shqiptare, e cila aq shumë i ngjason kulturës muzikore spartane, tha Raimi. Recenzent I këtij libri ishte professor Avni Avdiu.
Revista shkencore e universitetit ‘Interkultura’, si dhe I gjithë promovimi u moderuar nga kryeredaktori i saj Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi, pedagog dhe drejtor i Qendrës për Botime Akademike dhe Bibliotekës në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup. Ibrahimi informoi për të gjitha botimet që deri tani ka bërë qendra që drejton ai, duke paralamëruar edhe botimin e titujve të rinj vitin e kaluar.
Tre botimet janë realizuar me mbështetje financiare të Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.