STUDENTJA ARIANA ZYMERI NDAN PËRSHTYPJET NGA STUDIMI NË STAMBOLL

ariana zymeri 2

STAMBOLL DHJETOR 2019 Studentja Ariana Zymeri, aplikoi në Programin Erasmus+ për të ndjekur një semestër në Universitetin “Istanbul Sabahatin Zaim” të Turqisë.

Për këtë mundësi të dhënë nga Universiteti “Nënë Tereza”, përmes programit për mobilitet ErasmusPlus, ajo shprehet shumë e kënaqur, ndërsa ndan përvojën e saj me ne:

‘Çdo gjë që ndodh në jetë është një eksperience e veçantë, por Erasmus të mundëson një eskperiencë të shumfishtë, duke njohur edhe miq të rinj, duke shkëmbyer kultura, duke përjetuar aventura të reja nga më të ndryshmet dhe të kthehesh në një njeri gjithmonë e më shum pozitiv dhe mendje me të hapur, te plotësohesh më shumë nga ana profesionale e të jetosh jeten pa komplekse e në një origjinalitet ashtu si e ndjen dhe siç e shikon botën me sytë e tu.

Ishte nje eksperiencë shumë e bukur, në fillim kishim pak vështirësi, por me kalimin e kohës u ambientuam dhe u mësuam me jetesën atje.

Ishte një vend i ri, kulturë e re, edhe mënyra e studimit ishte ndryshe prej asaj qe jemi mësuar ne, por ajo që na ka motivuar ishte ndihmesa që na ofruan profesorët, duke qenë se për ne ishte e veshtirë, sepse vinim me mësime të tjera, por qe me dëshirën për të mësuar gjëra të reja, ia kemi dalë shumë mirë.

Ariana Zymeri ka një porosi për kolegët e saj studentë: ‘Studio dhe jeto me Erasmus+ sepse është eksperienca më e mrekullueshme që do të të ndodhë në jetë’.

Ariana Zymeri, Stamboll

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn