REKTORI PROF.DR. AZIZ POLLOZHANI TAKOI ANËTARËT E PARLAMENTIT STUDENTOR TË UNT-SË

foto familjare....

Rektori i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup Prof. Dr. Aziz Pollozhani së bashku me prorektorët dhe dekanet e pesë fakulteteve të universitetit, sot realizoi takim me anëtarët e Parlamentit studentor të UNT-së, si dhe me kryetaren e tyre Hajrije Farizi e cila këtë muaj u zgjodh nga studentët në këtë funksion.

Rektori gjatë takimit të fundvitit u uroi studentëve punë të mbarë në studime dhe në organizimin e jetës studentore përmes parlamentit studentor, dhe u premtoi mbështetje dhe partneritet, si dhe bashkëpunim të ngushtë, me një qëllim mbrojtjen e interesave të studentëve’.

Do takeni mbështjetjen tone të plotë, u tha rektori Pollozhani, studentëve dhe kryetares së Parlamentit studentor të UNT-së, Hajrije Farizi.

Studentët e UNT-së gjatë dhjetorit votuan për organet Parlamenit studentor, përfshirë këty kryetaren e Parlamentit dhe kryetarët e studentëve nga 5 fakultetet që funksionojnë në kuadër të UNT-së: Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave të Informatikës, Fakulteti i Shkencave Teknologjike dhe Fakulteti i Shkencave Teknike.

foto studentet 2 foto studentet 4 foto studentet 1 foto studentet 5

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn