UNT prezantoi programet studimore para maturantëve të shkollës së mesme ekonomike “Arseni Jovkov”

20200303_153308

Karvani promovues i UNT-së sot u mirëprit nga maturantët e shkollës së mesme ekonomiko-juridike në Shkup “Arseni Jovkov”, të cilët shprehën interesim të jashtëzakonshëm për të studiuar në fakultetet e këtij institucioni të arsimimit sipëror tani më të etabluar në vendin tonë.

Profesoreshat e Fakultetit të shkencave teknike, Doc. Dr. Bukurije Imeri Jusufi dhe Doc. Dr. Mirlinda Ebibi, si dhe ligjëruesi i sistemeve elektroenergjetike Mr. Blerant Ramadani, së bashku me dekanin e këtij fakulteti Prof. Dr. Agim Mamuti prezantuan mundësitë për të studiuar në një nga 27 programet deridiplomike në UNT. Duke marrë në konsideratë profilin e maturantëve nga kjo shkollë, theksi i veçantë u vendos në perspektivat që ofrojnë drejtimet Ekonomi e zbatuar dhe ndërmarrësi; Menaxhment Industrial, Dogana, shpedicion dhe sigurime, por jo vetëm këto drejtime.20200303_153343

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn