Përfaqësues të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim teknologjik në bashkëpunim me Qendrën për Inovacione, të themeluar kohë më parë në UNT, sot zhvilluan sesion informues para studentëve të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, ku informuan për instrumentin mbështetës që ky fond shtetërorë ofron si mbështetje për studentët.

Instrumenti i Mbështetjes është Grant i bashkëfinancuar për ndërmarrjet fillestare start-up synon të rrisë nivelin e inovacionit duke siguruar mbështetjen e nevojshme financiare për kërkime dhe aktivitete zhvillimi të kompanive fillestare dhe spin-off.

Ky instrument nxiti interes te studentët sepse përfitohet në kulturë të marrjes së rrezikut dhe inovacionit, dhe siguron mbështetje për të rinjtë inovatorë që kërkojnë të zhvillojnë një produkt, proces ose shërbim të ri ose të përmirësuar.

Instrumenti mbështet projekte që janë në fazën e “provës së konceptit” në fazën para-komerciale (para-tregut) dhe me një plan realist të komercializimit.

thumbnail_2020-03-10 01.29.54 1

thumbnail_2020-03-10 01.29.50 1

 

By