UNT NËNSHKROI DEKLARATËN PËR BASHKËPUNIM ME TË GJITHA UNIVERSITET SHQIPTARE NË SUAZA TË KONFERENCËS NË KORÇË ME TEMË “UNIVERSITETET SHQIPTARE PËRBALLË SFIDAVE TË HAPËSIRËS EVROPIANE TË ARSIMIT TË LARTË”

korce 4

Prorektori i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, Prof.Dr. Bekim Fetaji dhe Dekani i Fakulteti të Shkencave Sociale Prof.Dr. Sunaj Raimi si dhe anëtari i senatit Prof.Dr. Mustafa Ibrahimi përfaq;suan UNT-në dhe morën pjesë në Korçë, në Konferencën e II-të të Rektorëve të Universiteteve Shqiptare me temë: “Universitetet Shqiptare përballë sfidave të hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë”.

Organizimi ishte bërë nga Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë, derisa konferenca punimet i ka zhvilluar me datë 6 dhe 7 Mars në Voskopojë.

Në këtë konferencë morrën pjesë edhe zv.ministrat e arsimit të Republikës së Shqipërisë, Oltion Rrumbullaku dhe ai i Republikës së Kosovës Xhavit Rexhaj, rektorë, prorektorë, dekanë, senatorë dhe disa profesorë nga të gjitha Universitetet Shqiptare, dhe trojet Shqiptare.

Prorektori I UNT-së Prof.Dr. Bekim Fetaji, nikoqirit të konferencës, rektorit te Universitetit Fan Noli, Korçë, Prof.Dr. Ali Jashari ia përcolli faleminderimet dhe respektet nga rektori i UNT-së, Prof.Dr. Aziz Pollozhani dhe i dorëzoi plaketë origjinale në mozaik të Nënë Terezës.

Në suaza të konferencës u nënshkrua edhe Deklarata për bashkëpunim midis të gjithë Universiteteve shqiptare.

Deklarata mundet te gjindet te linku në vijim:

https://www.umib.net/wp-content/uploads/2020/03/DEKLARATA-Drafti-07-Mars-2020-Korçe.docx.pdf

 

Ali Jashari

80050-2 konf

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn