DERI TE:STAFI AKADEMIK DHE ADMINISTRATIV I UNIVERSITETIT DHE STUDENTËT
LËNDA: KONKLUZA NGA MBLEDHJA E 25 e DREJTORISË REKTORIALE (MBLEDHJE E JASHTËZAKONSHME)
Të nderuar,
Në mbledhjen e 25-të të Drejtorisë rektoriale të mbajtur me datë 12.03.2020, u miratuan konkluzat si në vijim:
1. Çdo pedagog i lëndës te shpërndajë nëpërmjet Google classroom, te studentët dy ligjeratat e planifikuara për këto dy javë;
2. Çdo pedagog të caktojë orarin për komunikim me studentët nëpërmjet e-mailit zyrtar së paku nga 3 orë në javë për secilën lëndë që e ligjëron.
3. Te njoftohen studentët për këtë orar dhe të kyçen në komunikim elektronik me pedagogët sipas nevojës në oraret e caktuara nga pedagogët.
4. Për pjesën e ushtrimeve do të bisedohet pas tejkalimit të gjendjes emergjente.
5. Të anulohen të gjitha aktivitetet, vizitat, ekskursionet dhe aktivitetet e ngjajshme të studentëve në periudhën e emergjencës.
6. Administrata do të angazhohet në përputhje me udhëzimet e dhëna nga ana Qeverisë së RMV-së dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe të gjithë aktivitetet e tyre do të realizohen në koordinim me Sekretarin e përgjithshëm.
7. Prorektorët, duke shfrytëzuar mënyrën e rotacionit dhe duke u koordinuar në mes vete do të vizitojnë Universitetin, çdo ditë.
8. Dekanët e fakulteteve në mënyrë autonome do të merren vesh për ardhje të kohëpaskohshme në fakultet, për nevoja të nënshkrimit të ndonjë vërtetimi apo dokumenti tjetër;
9. Të plotësohen kërkesat e parashtruara nga Prorektori për shkencë në lidhje me punimet shkencore dhe të përditësohen CV-të;
10. Komisionet aktuale të vazhdojnë me kryerjen e detyrave që i kanë on-line;
11. Grupet e punës në bashkëpunim me Dekanët të vazhdojnë me përditësimin e programeve dhe përgatitjen e programeve të reja të dakorduara për akreditim.
12. Për ndryshime eventuale do te njoftoheni në mënyrë plotësuese.
Me respekt
DREJTORIA REKTORIALE E UNT-së