Universiteti Nënë Tereza dizajnon dhe prodhon mbrojtëse për punëtor shëndetësor. Në mbështetje të aktiviteteve për lehtësimin e ballafaqimin me pandemin Covid 19, pedagogët e Fakultetit Teknik në bashkëpunim me kolegët e tyre nga Prishtina dhe Tirana dizajnuan dhe filluan të prodhojnë Mbrojtëse sekundare, jetike për mbrojtjen e punëtorëve shëndetësor dhe jo vetëm. Së shpejti të njejtat do tu dhurohen punëtorëve shëndetësor që janë në vijën e parë të luftës. Modeli prodhohet me printer 3D dhe ka një rreth plastik  të cilës i bashkohet një fletë plastike e tejdukshme.
Kjo garanton më tepër siguri për mjekët që u shërbejnë pacientëve me infeksionin e Covid-19. Vlen të përshëndetet angazhimi i palodhur i pedagogut tonë Blerant Ramadani dhe mbështetja e prof.Dr. Shaban Buzës që bashkarisht realizuan këtë ide.
Këtë luftë mund ta fitojmë vetëm me angazhimin e secilit dhe me disciplinë supreme .

By