Nesër, e hënë, 06 prill, me fillim nē orën 11.00 Këndi Amerikan në Shkup, në bashkëpunim me Fakultetin e Sigurisë në Shkup, organizon diskutim nga distanca, online, për nder të 4 Prillit – datës së themelimit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut-NATO dhe anëtarësimit të plotë të vendit tonë në këtë aleancë.
Në këtë diskutim, krahas Presidentit Stevo Pendarovski, kryeministrit teknik Oliver Spasovski dhe shefit të Zyrës së NATO-s në Shkup, kolonel Zoran Jankoviç, do të merr pjesë edhe Prof. dr. Rizvan Sulejmani, prorektor për marrëdhënie ndêrkombëtare në UNT.
Tema e diskutimit êshtë ‘Rreziqet dhe kërcënimet globale’
Diskutimin do ta ndjekin edhe studentë të UNT, nga Programi studimor ‘Studime Evropiane’.
Për tê ndjekur këtë diskutim duhet të regjistroheni në: skopje@americancornersnmk.org

 

92231840_2857967980977283_1157077486761148416_n

 

92100266_2857967850977296_5706273822680809472_n

By