UNT DORËZOI MASKAT MBROJTËSE NË KLINIKËN PËR SËMUNDJE INFEKTIVE DHE INSTITUTIN PËR SHËNDET PUBLIK

unt3
Shkup, 08.04.2020 – Në shenjë mirënjohje për punën e jashtëzakonshme dhe të palodhshme që po bëjnë punëtorët shëndetësor, gjatë kushteve dhe rrethanave që i imponoi Pandemia Covid19, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, sot në Klinikën për sëmundje infektive dhe në Institutin për Shëndet Publik dhuroi një numër prej 40 maskave mbrojtëse, konforte për tu mbajtur dhe efikase për qëllimin që e kanë.
un1
Këto maska janë mjete plotësuese mbrojtëse për punetorët shëndetësorë të këtyre dy institucioneve, duke pasur parasysh se të njejtat janë institucione me intensitet dhe përgjegjësi më të madhe të angazhimit gjatë kësaj periudhe.
Theksojmë që maska të tilla vazhdojnë të prodhohen nga Fakulteti i Shkencave Teknike pranë UNT-së, deri në stabilizimin e gjendjes në vend.
Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn