UNT UA URON 7 PRILLIN – DITËN E PUNËTORËVE SHËNDETËSORË ME DHURIMIN E MASKAVE MBROJTËSE

92608592_2861453227295425_8414088129706721280_o

Shkup, 07.04.2020 Duke u nisur nga rrethanat e pazakonta që i imponoi Pandemia Covid19, këtē vit Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup, në shenjë mirënjohje për punën e jashtë- zakonshme dhe të palodhshme që po bejnë punëtorët shëndetësorë, sot u dhuruan atyre maska sekondare të prodhuara nga entuziastë të Fakultetit të Shkencave Teknike në UNT.
Këto maska janë mjete plotësuese mbrojtëse për punetorët shëndetësorë që janë në vijën e parë të rrezikut nga ky infeksion.
Janë shumê konforte për tu mbajtur dhe efikase për qëllimin që e kanë.
Një numër prej 40 sosh do të dorëzohen në Klinikën infektive dhe në Institutin për Shëndet Publik si dy vende me intensitet dhe përgjegjësi më të madhe të angazhimit.

92103698_2861453110628770_1003236607236505600_n

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn