07.05.2020 – Universiteti “Nënë Tereza”, në Shkup, nisi me ligjëratat në distancë (mësim ‘online’) në të gjitha fakultetet, që nga fillimi i pandemisë, duke i falënderuar kuadrit profesional, respektivisht stafit të ri, në moshë, me shkathtësi të mirëfillta në lëmin e informatikës. Interesimi për këtë metodë të mësimdhënies nga studentët ishte i madh, së bashku me entuziazmin e madh për dije dhe shkathtësi. Menaxhmenti i Universiteti “Nënë Tereza” që në fillim, të këtij procesi arsimor, vendosi mekanizmat e kontrollit, fillimisht me angazhimin e Kuvendit të studentëve për çdo fakultet veç e veç, por edhe në nivel të dekanëve të fakulteteve.
Për të përmbushur procesin, për kontroll më efikas, udhëheqësit e UNT-së, duke përdorur mundësit që ofron teknologjia informative, kanë bërë edhe anketa “online“, me çrast, studentët në mënyrë anonime i kanë shpreh opinionet e tyre në lidhje me procesin mësimor “online’’. Rezultatet e anketës janë analizuar detajisht nga të gjithë palët e interesuar dhe tani po analizohen mundësitë teknologjike si dhe ato pedagogjike dhe statutare për të gjete format më adekuate të fazës së vlerësimit të studentëve, gjithmonë duke pas parasysh rrjedhat aktuale por edhe integritetin e procesit mësimor dhe studimeve.
Këshilli i Rektoratit të universitetit shpreh kënaqësinë për angazhimin dhe falënderimin për mirëkuptimin e studentëve dhe të stafit pedagogjik dhe administrativ të UNT-së për rezultatet e arritura edhe në këtë periudhë të vështirë për të gjithë. Njëherit u konstatua edhe nevojën e pashmangshme për avancimin e metodave pedagogjike dhe teknologjike në proceset dhe programet universitare në të ardhmen, si standard i domosdoshëm për përgatitjen e gjeneratave të reja për ballafaqim me çdo sfidë kohës.