UNT dënon veprimet që synojnë të fshehin gjurmët e shtëpisë së Nënës Terëzë

logo VECTOR

Shkup, 15.05.2020 Drejtoria Rektoriale e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup,  në mbledhjen e zhvilluar dje, më datë 14.05.2020 diskutoi lidhur me intervenimet e fundit të Qytetit të Shkupit dhe përmes kësaj informate deri tek mediat ‘i cilëson si të palejueshme  veprimet respektivisht punimet e ndërmarra në sheshin kryesor të kryeqytetit, me çka është bllokuar rruga që të çon tek pllaka përkujtimore e Nënës Terezë, që gjendet në vendin ku ka qënë shtëpia e familjes Bojaxhiu.

 

UNT përkrah dhe i bashkangjitet reagimeve të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, dhe të gjitha shoqatave dhe institucioneve tjera që reaguan për këtë akt të papranueshëm, që jo për herë të parë, synojnë të shlyejnë gjurmët e trashëgimisë së  nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Tereza.

 

UNT kërkon nga Qyteti i Shkupit që menjëherë të adaptoj zgjidhje që jo vetëm që  nuk do të tentojë ta kamuflojë këtë pjesë të tashëgimisë tonë historike dhe kulturore por të ofroj zgjidhje që do të afirmojë dhe do të promovojë  në mënyre edhe më të denjë trashigimin e familjes Bojaxhiu në Shkup, si pjesë e trashëgimis tonë me vlera universale bija e së cilës, Nënë Tereza nderon edhe emrin e Univeristetit tonë në Shkup.

 

Me respekt,

Drejtoria Rektoriale i UNT-së

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn