Të nderuar student,

Ju njoftojmë se, Senati i Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.09.2020, mes tjerash e shqyrtoi edhe informacionin për regjistrimet në vitin akademik 2020/2021.

Senati konkludoi se pavarësisht rrethanave të reja, numri i studentëve të regjistruar është në nivelin e pritjeve dhe shprehu mirënjohje për besimin e treguar nga studentët.

Senati, gjithashtu konkludoi se janë bërë të gjitha përgatitjet, që viti akademik 2020/2021 të fillojë me 01.10.2020, me atë që datat 01.10 dhe 02.10. 2020 do të shfrytëzohen si ditë orientimi për studentët e vitit të parë të cilët do të sistemohen në grupe të vogla për shkak të mbrojtjes nga Covid 19.

Kuadri mësimdhënës i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup në ditët e lartëcekura duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 15:00 do të bëjë pritjen e studentëve dhe të njëjtit do t’i njoftojë me mënyrën dhe rregullat e realizimit të mësimit dhe ushtrimeve në semestrin dimëror.

Senati shpreh bindjen e tij se të gjithë studentët gjatë hyrjes në hapësirat e Universitetit do të respektojnë masat e përcaktuara për mbrojtje nga virusi Covid 19.

VËMENDJE:
*Studentët e 👉 Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, 👉 Fakultetit të Shkencave Informatike dhe 👉 Fakultetit të Shkencave Teknike do të duhet të jenë prezent në Rektorat (ndërtesën e sindikatës pranë Fakulteteve të tyre përkatëse).

**Studentët e 👉 Fakultetit të Shkencave Teknologjike dhe 👉 Fakultetit të Shkencave Sociale do të duhet të jenë prezent në objektin B (Sh.f Kongresi Manastirit).

By