Shkup, 02.10.2020 – Me një ceremoni të organizuar në përputhje me Protokolet në fuqi për parandalimin e pandemisë, me studentët e Fakultetit arkitekturës dhe ndësrtimtarisë, në ambientet të jashtme, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shënoi fillim Vitin e Ri akademik 2020/2021. Gjenerata e pestë, u mirëprit gjatë dy ditëve të kaluara, në grupe të vogla, në dy objektet e UNT-së, nga gjithësej pesë fakultetet e tij.
Në fjalën e tij mirëseardhëse, Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof.dr. Aziz Pollozhani tha se me gjithë vështirësitë e krijuara nga paraqitja tash e shtatë muaj e pandemisë Covid19, që ka kapluar gjithë globin, UNT do të vazhdojë me realizimin e misionit të vet edhe në këto kushte specifike.
Këtë vit e zgjodhëm që orën e parë akademike ta mbajmë me studnetët e arkitekturës dhe ndërtimtarisë si bartës të simbolit për ndërtimin e të ardhmes.
Gjeneretës tuaj dhe një breza të tërë studentësh dhe komunitetit akademik u ra për hise që të përjetojnë dhe të përballojnë një efekt të pakëndshëm të rrjedhava globalizuese sikurse është pandemija Kovid 19.
Detyra jonë e përbashkët është që jo vetëm ta tejkalojmë këtë sfidë por gjeneratat e ardhëshme ti pregadisim edhe për sfida tjera, të llojeve të ndryshme, që mund ti bjen e ardhmja. Përshtatja dinamike e studimeve për përgjigje adekuate dhe efektive në këtë situatë të imponuar do jetë angazhimi jonë i përbashkët në periudhën që kemi para nesh.
,,Në emër të Këshillit të Rektoratit, të prorektorëve, dekanëve dhe gjithë stafit akademik e administrativ ju uroj mirëseardhje në familjen tonë të madhe, ku do të kalojmë vitet e ardhshme’ tha Pollozhani duke apeluar studentëve që me përpikmëri të respektojnë masat për mbrojtje nga virusi korona.
Për shkak të pandemisë, UNT mirëpriti studentët e rinj, në grupe të vogla, ndërsa ceremonitë pritëse u bënë gjatë dy ditëve, dhe atë më datë 01.10.2020 si dhe 02.10.2020 duke respektuar të gjitha rekomandimet shëndetësore.
Studentëve të rinj stafi akademik dhe administrativ i’u ndau indekset e tyre, si dhe broshura informative për parandalim të përhapjes së Covid19 në hapësirat e UNT-së.
UNT si një tempull i ri i shkencës dhe i dijes, i vetmi universitet publik në gjuhën shqipe në kryeqytet, studentëve i’u dëshiron mirëseardhje dhe suksese në studimet e tyre akademike.