Shkup, 16.11.2020 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup do të realizon Konferencën Ndërkombëtare “MIGRIMI, MOBILITETI DHE COVID-19: Implikimet aktuale dhe të ardhmes” (“MIGRATION, MOBILITY AND COVID-19: CURRENT AND FUTURE IMPLICATIONS”) më 20.11.2020.

Jemi dëshmitarë se kriza e shkaktuar nga virusi COVID 19 ka lënë në hije debatet ekzistuese të migracionit, por gjithsesi ajo është e lidhur në mënyrë të pandashme me lëvizjen. Pandemia COVID-19 ka ndikim të pashembullt në lëvizjen njerëzore në përgjithësi. Masa të ndryshme u zbatuan për t’iu përgjigjur virusit dhe për të zvogëluar përhapjen e virusit duke përfshirë bllokimin, kufizimet e udhëtimit dhe mbylljen e kufijve. Një numër i madh i migrantëve ishin të bllokuar ose të kthyer me forcë në vendin e tyre të origjinës. Ndërsa shumë sektorë të tillë si bujqësia u përballën me mungesën e punëtorëve. Shumë familje nuk mund të ribashkoheshin për shkak të kufizimeve të udhëtimit.

Masat e bllokimit provokuan mbylljen e bizneseve dhe papunësinë. Kështu, remitancat nga komunitetet e mëdha të diasporës jashtë rajonit ranë. Si përmbledhje, pandemia solli në fokus rolin jetësor që luajnë migrantët në shoqëritë tona dhe ngriti pyetje për një qeverisje më efektive të migracionit.

Për shkaqe të pandemisë Konferenca do të realizohet në formën ONLINE dhe e njëjta do të transmetohet live në rrjetet e informimit.

𝗞𝗼𝗻𝗳𝗲𝗿𝗲𝗻𝗰𝗮 𝗳𝗶𝗹𝗹𝗼𝗻 𝗼𝗿𝗮 𝟬𝟵:𝟯𝟬, 𝗽ë𝗿 𝘁ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐭ë 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬𝐮𝐚𝐫𝐢𝐭 𝐩ë𝐫 𝐩𝐣𝐞𝐬ë𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐭ë 𝐝ë𝐫𝐠𝐨𝐣𝐧ë 𝐞-𝐦𝐚𝐢𝐥 𝗻ë: 𝐦𝐢𝐠𝐫𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧@𝐮𝐧𝐭.𝐞𝐝𝐮.𝐦𝐤 𝐬ë 𝐩𝐚𝐤𝐮 𝐧𝐣ë 𝐝𝐢𝐭ë 𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜ë𝐬 𝐪ë 𝐭ë 𝐦𝐮𝐧𝐝ë 𝐢𝐮 𝐝ë𝐫𝐠𝐨𝐣𝐦ë 𝐥𝐢𝐧𝐤𝐮𝐧 e 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜ë𝐬 𝐧ë 𝐤𝐨𝐡ë.

By