INSTITUCIONI I SHKENCËS, EMANCIPIMIT DHE BARAZISË 

Me rastin e pesë vjetorit të miratimit të Ligjit për Themelimin e Universitetit Nënë Tereza, Senati i Universitetit mbajti një Seancë solemne në të cilën shprehu mirënjohjen e tij për besimin e treguar nga iniciatorët për themelimin e universitetit të parë shtetërorë në gjuhën shqipe në kryeqytet, dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Veriut, që votoi atë.  Senati i UNT-së shfrytëzon këtë mundësi për të riafirmuar përpjekjet dhe arritjet e deritanishme të Universitetit, gjë që konfirmon edhe një herë justifikimin, përshtatshmërinë dhe afatet kohore të vendimit për krijimin e tij.

Sot, Universiteti Nënë Tereza” në Shkup ka shumë arsye për të qenë krenar për arritjet që ka bërë në pesë vitet e para të ekzistencës së tij. Rritja graduale e numrit të studentëve, që aktualisht është mbi  2,000 studentë të regjistruar në ciklin e parë dhe mbi 200 të regjistruar në ciklin e dytë të studimit, flet për zhvillimin e UNT-së në një institucion të arsimit të lartë dhe shkencorë, me cilësi dhe besueshmëri të lartë. 

Nga këto të dhëna inkurajuese dalin përpjekjet serioze aktuale të Universiteti Nënë Tereza’ në Shkup për të nisur ciklin e tretë të studimeveNë plan ndërkombëtar, aspiratat e vazhdueshme për njohje dhe afirmim të shtuar ndërkombëtar në periudhën e kaluar, kanë rezultuar në nënshkrimin e më shumë se 50 marrëveshjeve të partneritetit dhe rrjetëzimit me institucionet e arsimit të lartë në rajon dhe më gjerë. Në të njëjtën kohë, që nga nënshkrimi i Kartës Erasmus për Arsimin e Lartë, Universiteti ka marrë rregullisht grante për realizimin e mobilitetit të studentëve dhe bursa për zhvillimin profesional të stafit të universitetit.

Meritat më të mëdha për këto arritje të Universitetit kanë puna e palodhur dhe angazhimi i parezervë i stafit akademik dhe administrativ, por edhe mirëkuptimi dhe mbështetja e vazhdueshme nga studentët.

Që nga fillimi i veprimtarisë mësimore, shkencore dhe të zbatuar të Universitetit, misioni i tij është, duke harmonizuar ofertën e tij akademike me dinamikën e mjedisit shoqëror dhe duke ushqyer parimet e barazisë, diversitetit dhe multikulturalizmit, të krijojë një mjedis stimulues për të mësuarit tërëjetësorë dhe në kontinuitet. 

Sot, pesë vite pas vendosjes së këtyre qëllimeve të larta, ne i jemi thellësisht mirënjohës stafit tonë, por edhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe organeve të tjera shtetërore që përmes mbështetjes së vazhdueshme ndihmuan në realizimin e misionit tonë.

Sidoqoftë, duke njohur aspiratat dhe nevojat reale të Universitetit si një institucion i ri i arsimit të lartë që po përballet me zhvillim të shpejtë, ne e shfrytëzojmë këtë mundësi për të theksuar nevojën për akoma më shumë mbështetje dhe angazhim nga institucionet shtetërore në mënyrë që të kapërcejmë sfidat themelore në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës dhe konsolidimit akademik. 

Në këtë kontekst, me rëndësi të veçantë për përmirësimin e cilësisë dhe konkurrencës së Universitetit është zbatimi i menjëhershëm i vendimeve të qeverisë dhe zbatimi efikas i procedurave për ndërtimin e kompleksit të ri Universitar “Nënë Tereza”, në zonën e parashikuar nga vendimi i Qeverisë. Ne jemi thellësisht të bindur se fillimi i realizimit të zgjidhjes hapësinore, do të përmirësojë profilin e Universitetit si një mjedis progresiv i përshtatshëm për kërkimin shkencor modern. 

Me mall dhe mirënjohje e përkujtojmë z. Abdylaqim Ademin i cili në cilësinë e tij si Ministër i Arsimit dhe Shkencës në vitin 2015 njohu nevojën e themelimit të Universitetit dhe mbështeti pa rezerva nismën për krijimin e tij. 

Në të njëjtën kohë, ne edhe një herë shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare, mediat dhe gjithë arsimdashësit tjerë,  dhe bindjen tonë të vendosur se mbështetja e dhënë deri më tani do të vazhdojë me intensitet të shtuar dhe do të rezultojë në një zhvillim të përshpejtuar të mëtejshëm të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup

Senati i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup 

By