Shkup, 31 dhjetor 2020 – Në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup pranë Fakultetit të Shkencave të Informatikës më datë 30.12.2020 kandidati për magjistër në drejtimin Matematikë- Informatikë për mësimdhënie, Ilir Demiri, me sukses mbrojti temën e magjistraturës.

Ilir Demiri temën e magjistraturës të titulluar: “Zbatimi i serive funksionale dhe disa funksioneve speciale në zgjidhjen e integraleve më karakteristike” e mbrojti me sukses para komisionit në përbërje:
Prof. asoc. dr. Samet Kera,
Doc. Dr. Shpëtim Rexhepi,
Doc. dr. Teuta Jusufi- Zenku.

UNT kandidatit i uron suksese në karrierën e tij të botës IT-teknologjisë dhe shëndet mbi të gjitha.

By