𝐔𝐍𝐓 𝐏Ë𝐑𝐌𝐄𝐒 𝐏𝐋𝐀𝐓𝐅𝐎𝐑𝐌Ë𝐒 𝐎𝐍𝐋𝐈𝐍𝐄 𝐔 𝐏𝐑𝐎𝐌𝐎𝐕𝐔𝐀 𝐏𝐀𝐑𝐀 𝐌𝐀𝐓𝐔𝐑𝐀𝐍𝐓Ë𝐕𝐄 𝐓Ë 𝐑𝐄𝐒𝐍𝐉Ë𝐒

gjimnazi resnje

𝐑𝐞𝐬𝐧𝐣ë, 𝟐𝟏 𝐩𝐫𝐢𝐥𝐥 𝟐𝟎𝟐𝟏 – Në kuadër të aktiviteteve të prezantimit të programeve studimore të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Fakulteti i Shkencave Teknike prezantoi para maturantëve të shkollës së mesme “Car Samoil” në Resnjë, platformën studimore të drejtimeve që përmban UNT.

Për shkak të mbrojtjes nga masat kundër pandemisë globale Covid19, prezantimi u mbajt në formë online përballë maturantëve të Resnjës, ndërsa atë e zhvilluan pedagoget e drejtimeve teknike Doc.Dr. Olivera Petrovska si dhe Doc.Dr. Monika Lutovska, duke dhenë qasje më të lehtë mbi drejtimet e UNT-së në veçanti ato të Fakultetit të Shkencave Teknike.

Maturantët gjithashtu u informuar dhe në lidhje me programet e studimit duke filluar nga Inxhinieria e transportit dhe komunikacionit, Inxhinierisë mekanike dhe menaxhmentit, Inxhinierisë për mbrojtje të ambientit të punës dhe jetesës, Mekatronikë dhe Sistemet elektroenergjetike, Doganë dhe shpedicion si dhe duke iu ofruar pasqyrë më të detajuar mbi pajisjet laboratorike studimore, sqarim dhanë dhe mbi mënyrën e studimit dhe mundësitë e punësimit.

Për të gjitha informacionet e mëtejme në të ardhmen, atyre u është ofruar faqja elektronike e UNT-së http://unt.edu.mk/sq/ ku ata mund të ndjekin të gjitha ngjarjet dhe promovimet dhe konkurset për regjistrim në vitin e ri akademik 2021/2022.

resnje 3 _resnje 2 resnje 1

Share it with your friends...Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn