Shkup, Nëntor 2026 – Studentët e departamentit për Punë dhe Politikë Sociale të Fakultetit të Shkencave Sociale nga Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup realizuan një vizitë studimore në Fshatin e Fëmijëve SOS, ku patën mundësinë të njihen nga afër me misionin, punën dhe përkushtimin e këtij institucioni në mbrojtjen dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve që kanë nevojë për mbështetje dhe kujdes alternativ.

Përtej njohjes me shërbimet dhe veprimtarinë e institucionit, kjo vizitë u dha studentëve mundësinë të kuptojnë më mirë rëndësinë e punës sociale në praktikë, rolin e profesionistëve në mbështetjen e fëmijëve dhe familjeve, si dhe vlerën e qasjes humane, empatisë dhe përkushtimit në këtë profesion.

Për studentët e programit Punë dhe Politikë Sociale, kjo përvojë përbënte një mundësi të rëndësishme për të zgjeruar njohuritë profesionale, për të kuptuar më mirë rolin dhe përgjegjësitë e punonjësit social, si dhe për të parë nga afër zbatimin e praktikave profesionale në një institucion të mbrojtjes sociale.

Përmes takimit dhe bashkëbisedimit me përfaqësuesit e institucionit, studentët patën mundësi të parashtrojnë pyetje, të shkëmbejnë mendime dhe të fitojnë njohuri që plotësojnë formimin e tyre akademik dhe praktik.

Mirënjohje dhe falënderim për Fshatin e Fëmijëve SOS për mikpritjen e ngrohtë, bashkëpunimin dhe ndarjen e përvojave me studentët tanë.

By