Shkup/Vlorë, 08 qershor 2021 – Profesori i Fakultetit të Shkencave Sociale pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi më datë 04 qershor 2021 morri pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare kushtuar personalitetit të shquar të gjuhësisë shqiptare prof. Emil Lafe. Konferenca ishte organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Ballkanistike pranë Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Prof. Ibrahimi u prezantua me kumtesën me titull “Kontributi i profesor Emil Lafes për gjuhën dhe kulturën e Arbëreshëve të Italisë dhe Arvanitasve të Greqisë”, kumtesë që u prit mirë nga audienca.
Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi në cilësinë e Kryetarit të Senatit të UNT-së pati edhe takime të ndara dhe të frytshme me përfaqesues të institucioneve të ndryshme, duke hapur rrugë për bashkëpunime të ndërsjella. Profesor Ibrahimi njëkohësisht u takua me Rektorin e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, Prof. Dr. Roland Zizin, ku mes tjerash diskutua edhe për një bashkëpunim më të thelluar mes dy Universitetesh shkencore duke vë në prioritet dhe idenë e nënshkrimit të një memorandum bashkëpunimi ndër Universitar. Nënshkrimi i një memorandum bashkëpunimi u vendos edhe me Prof.dr. Diana Kastrati, drejtore e Qendrës së Studimeve dhe e Publikimeve për Arbëreshët.
Profesor Ibrahimi gjithashtu në takimin me Msc. Albert Habazaj, drejtor i Bibliotekës “Nermin Vora Falaschi” diskutuan për një bashkëpunim dhe shkëmbim të literaturës mes dy bibliotekave Universitare.