Shkup, 10 qershor 2021 – Në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup u realizua edicioni i 5-të i Konferencës Ndërkombëtare “MIGRIMI DHE ZHVILLIMI, SFIDAT POST COVID 19” – “MIGRATION AND DEVELOPMENT: LOOKING FORWARD POST COVID-19”. Duke marrë konsideratë lehtësimin e masave kundër pandemisë globale Konferenca u realizua në formë të kombinuar, me prezencë fizike si dhe on-line. Konferenca “Migrimi dhe zhvilimi, sfidat post Covid-19” u realizua në një bashkëpunim mes tre Universitetesh dhe atë si nikoqir Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup më pastaj Universiteti i Sassarit si dhe Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” nga Manastiri. 


Hapja u bë nga nikoqiri i konferencës prorektor Prof. DR. Rizvan Sulejmani, e moderuar nga Doc. Dr. Arta Xhelili, mes tjerash fjalë përshëndetëse kishte dhe Rektori UNT-së, Prof. Dr. Aziz Pollozhani, më pastaj Rektori i Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” nga Manastiri Prof. Dr. Sasho Korunovski, po ashtu nëpërmjet platformës Zoom fjalë përshëndetëse u tha dhe nga Universiteti i Sassarit, Prof. Dr. Marko Calaresu si dhe Qurico Migheli për të gjithë të pranishmit nga Profesorët.


 Në fjalën e tij përshëndetese Rektori i UNT-së, Prof Dr. Aziz Pollozhani ndër tjera tha: “Është kënaqësi që pas një periudhe tejet specifike të imponuar nga pandemia, ne sot po e mbajmë edhe me prezencë fizike Konferencën Ndërkombëtare mbi Migrimet, që është me rradhë e pesta aq sa janë edhe vitet e funksionimit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Duke faleminderuar partnerët e Univeristetit të Sassarit nga Italia dhe Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” nga Manastiri. Ai poashtu shtoi se kësaj here në këtë Konferencë presim dy arritje të mëdha: “Nisja e parë akreditimi në dy vendet përkatëse i studimeve të Masterit për Migrime dhe siguri mes UNT-së dhe Universitetit të Sassarit ku do të mund të regjistrohen dhe të mbarojnë studimet e Masterit edhe student nga vendi ynë në ltali dhe nisja e dytë është Vendim i Senatit të UNT-së për themelomin e”INSTITUTIT PËR MIGRACION, MOBILITET DHE MIRËQENJE”. Ky Institut në kuadër të UNT-së do të trajtoj problematikat mbi parimet shkencore rrjedhat dhe fenomenet aktuale në këto fusha”. Përgjegjës i Insitutit është propozuar Prof. Dr. Rizvan Sulejmani kurse Sekretar shkencor Doc. Dr. Arta Xhelili. 

Në cilësinë e folësit kryesor prezantoi znj. Vjollca Hajdari, publiciste, politikologe dhe etnologe nga Berlini i Gjermanisë. Në këtë edicion të 5-të kanë aplikuar mbi 30 punime shkencore, ndërsa janë pranuar për prezentim 26 punime, duke marrë në konsideratë të gjitha kriteret e shpallura më herët në kuadër të thirjes paraprake për aplikim të punimeve shkencore. Konferenca “Migrimi dhe zhvillimi, sfidat post covid 19” është e ndarë në pesë sesione me tema të ndryshme, dhe ato:
 – Sesioni i parë: Migracioni kultura dhe komunikimi gjatë periudhës së krizës së Covid-19 dhe post Covid-19. – Sesioni dytë: Migrimi, sfidat e politikbërjes dhe demografisë në Ballkanin Perëndimor.  – Sesioni i tretë: Horizontet e reja të edukimit në kohën e digjitalizimit dhe kovid krizës  – Sesioni i katërt: Qasja juridike e problematikës së migrimit dhe të drejtave të njeriut  – Sesioni i pestë: Sfidat ekonomike dhe mundësitë në BOTËN E RE. 
 Në Konferencën e 5-të ndërkombëtare “Migrimi dhe zhvillimi, sfidat post covid 19” u prezentuan edhe të dhënat nga hulumtim i zhvilluar nga Fakulteti i Shkencave Sociale pranë UNT-së, ku është bërë matja empirike e vullnetit tek të rinjtë për të migruar, duke bërë krahasime para dhe post kovid, i gjithë ky hulumtim u prezantua nga Mr.sc. Elisabeta Ollogu Bajrami si dhe Doc. Dr. Arta Xhelili.

By