Shkup, 15 qershor 2021 – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup me rastin e 5-vjetorit të themelimit të saj realizoi promovimin e 6 titujve shkencorë, si dhe numrin e dytë të revistës studentore “UNTstudenti”.
Të gjithë të pranishmit patën rastin të jenë afër botimeve gjatë ekspozitës së të gjitha publikimeve të realizuara nga Qendra e Botimeve dhe Sistemit Bibliotekar (QBSB) pranë UNT-së, në hapësirat e BKU “Sh. Klimenti i Ohrit” në Shkup.


Gjatë promovimit fjalë hyrëse pati Rektori i UNT-së, Prof. Dr. Aziz Pollozhani, ndërsa promovimin e përshëndetën Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi udhëheqës i QBSB-së, drejtori i BKU-së z. Frymëzim Dauti, drejtori i AZGJ-së, Prof. Dr. Ylber Sela si dhe drejtoresha e QSPA nga Tirana, znj. Diana Kastrati.


Në mesin e kolegëve, studentëve dhe miqve të artit të shkruar u promovuan këta tituj shkencorë:


 1.“Nutricioni dhe siguria e ushqimit“  
Autorë: Prof. Dr..Azis Pollozhani – Prof. Dr. Zoran PopovskiPromovuesi: Prof. Dr. Sreçko Georgievski  


2. “Bazat e mjekësisë sportive”  
Autor: Prof. Dr. Aziz Pollozhani, Prof. Dr. Blerim Saiti dhe Mr. Rezart DalipiPromovues: Doc. Dr. Agon Saiti


3.“Të ushqyerit e sportistëve”  
Autor: Prof. Dr. Aziz Pollozhani


4. “Menaxhimi i projektit”  
Autor: Prof. Dr. Bedri Ademi  Promovues: Prof. Dr. Agim Mamuti  


5. “Shqiptaria, miti dhe filozofia ”  
Autori: Prof. Dr. Rizvan Sulejmani  Promovues: Prof. Dr.Nexhmedin Spahiu  


6. “Në Kalabri me Arbëreshët”  
Autor: Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi  Promovuesi: Prof. Dr. Vebi Bexheti  


7. Revista studentore “UNTstudenti” nr.2/2021  
Emel Aliji – Kryeredaktor përgjegjës


Përveç titujve të lartëcekur në hapësirat e BKU “Sh. Klimenti i Ohrit” në Shkup, u ekspozuan edhe botimet tjera nga Qendra e Botimeve dhe Sistemit Bibliotekar (QBSB) pranë UNT-së, duke përfshirë edhe revistat shkencore ndërkombëtare SEEJSD si dhe botime të ndryshme nga vendi nga stafi akademik i UNT-së.
Për të gjithë të interesuarit ekspozita vijon në hapësirat e BKU “Sh. Klimenti i Ohrit” në Shkup duke filluar nga data 15.06.2021 deri më 17.06.2021.

By