Shkup, 18 gusht 2021 – Instituti për Migrime, Mobilitet dhe Mirëqenie (IMMM) pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup përshëndet aktivitetet e gjerëtanishme të Qeverisë, duke apeluar deri tek popullata për mirëkuptim. Më poshtë gjeni dhe komunikatën e plotë të Institutit për Migrime, Mobilitet dhe Mirëqenie (IMMM) pranë UNT-së.              

                                                                                                                       

Të nderuar, 

Disa ditë me radhë opinioni publik në vend dhe më gjerë tronditet me skena të trishtueshme nga aeroporti Kabullit. Padyshim që bota, por edhe rajoni jonë, po ballafaqohet me një fazë të re të çthurjes të një lëmshi në të ashtuquajturin Balkani Aziatik”. Tejkalimi i kësaj situate e pakëndshme, me shumë të panjohura për të ardhmen, mund të lehtësohet me një bashkëpunim, solidaritet dhe mirëkuptim të shumë faktorëve relavant në skenën botërore.   

Fatmirësisht qeveria jonë u ngrit në nivelin e detyrës duke shpreh humanizmin por edhe përkushtimin për të qenë besnik ndaj aleatëve dhe partnerëve strategjik me qëllim evitimin e  pasojave të mundshme tragjike  për një pjesë të popullatës të pafajshme të Avganistanit.  

Instituti për Migrime, Mobilitet dhe Mirëqenie pranë  Universitetit Nënë Tereza” në Shkup, duke marrë parasysh lëvizjet globale nga më tepër aspekte, fenomenin e migrimeve e vendosi në prioritete e studimeve dhe kërkimeve shkencore,  pasi vlerëson se do të jetë karakteristik e shekullit që e jetojmë.  

Tragjedia e Kabullit është një rast i veçantë por fenomeni i migrimeve dhe sfidat gjatë  ballafaqimit me të do të jenë temë e gjallë në këtë regjion dhe në vendin tonë. Kontekstet dhe momentet që ndikojnë në çvendosjen e njerëzve janë dhe do jenë të veçanta por migrimi i popullatës do të jetë fenomen  që do të na sfidojë tani dhe në të ardhmen. 

Institutin për Migrime, Mobilitet dhe  Mirëqenie, pran UNT-së  përfiton nga rasti ta përshëndes aktivitetet e gjerëtanishme të qeverisë si dhe të apelojë te popullata për mirëkuptim. Ne jemi të bindur se një trajtim adekuat institucional e shoqëruar me një mirëkuptim me ndjenjë të empatisë do ta nderonin vendin tonë dhe do të mundësonin  ballafaqimin me sukses të kësaj situate.  

IMMM dhe stafi akdemik i UNT janë të hapur për bashkëpunim edhe në këtë kontekst për të mbështetur aktivitetet për zotnimin më të lehtë të kësaj situate.  

  

Shërbimi për informim i UNT-së 

By