Shkup, 26 gusht 2021 – Një delegacion i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, sot morri pjesë në ceremoninë e shënimit të 111-të vjetorit të lindjes së nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu- Shënjtores Nëna Terezë. Delegacioni i përbërë nga Prof. Dr. Argëtim Saliu, Mr. Besir Ibishi dhe Semia Shabani në prani të delegacioneve nga institucionet relevante nga vendi dhe korit diplomatik në RMV dhuruan kurora lule në shenjë përkujtimi të veprave të larta humane të nobelistes mbarëkombëtare Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë.
Nëna Terezë ndërroi jetë më 5 shtator 1997. Për vlerat e saja jetësore, Nënën Terezë, Vatikani e shpalli shënjtore, ndërsa sot në kryeqytetin e saj, Shkup Universiteti “Nënë Tereza” me krenari e mban emrin e saj.