INTENSITET I LARTË REGJISTRIMI PRANË UNT-së NË CIKLIN E PARË STUDIMOR 

Shkup, 26 gusht 2021 – Në ditën e dytë e afatit të parë për regjistrim, vijon me intensitet të shtuar regjistrimi maturantëve për studime në pesë fakultetet e UNT-së, Universitet i vetëm publik në gjuhën shqipe në kryeqytet.

 
Rektori, Prof. Dr. Aziz Pollozhani, stafi i pedagogëve dhe ajo administrativ sot nga afër vizituan studentët potencial mbi regjistrimet e tyre pranë pesë Fakulteteve të UNT-së. Rektori Pollozhani kandidatëve i’u dëshiroi suksese në tempullin tonë Universitar duke i sugjeruar ata që dashurinë mbi studimet  të kenë në aprioren e jetës së tyre.
Afati i regjistrimit përmbyllet më 30 Gusht 2021. Interesim për të ndjekur studimet në pesë fakultetet vijon në të gjitha 28 programet studimore, të cilat janë deficitare në tregun e punës.
Orari i regjistrimit në ciklin e parë studimor:
𝐑𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐚𝐭 (Ndërtesa e Lidhjes së sindikatave të RMV-së)
👉Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës 👷‍♂– prej orës 9:00 -11: 00;
👉Fakulteti i Shkencave Teknike 📈📊 – prej orës  11:00 – 14:00 dhe
👉Fakulteti i Shkencave Informatike 💻⌨📡 – prej orës 14:00 deri në 16:00
𝐎𝐛𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢 𝐁 (sh.f. Kongresi i Manastirit)
👉Fakulteti i Shkencave Sociale 👩‍📚📸 – prej orës 9:00 deri në 13:00 dhe
👉Fakulteti i Shkencave Teknologjike 👩‍🔬 – prej orës 13:00 – 15:00
Për më shumë ndiq: www.unt.edu.mk

Apo konkursin e regjistrimit: https://bit.ly/3xQrdJn