Në kuadër të programit Erasmus+ për mobilitet të stafit akademik, sot në Fakultetin e Shkencave Teknike pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, qëndruan profesorë nga Univerziteti ‘Firat’ nga Turqia.
Prof. Dr. Seval Yilmaz dhe Prof. Dr. Gokben Ozbey mbajtën ligjeratë me temë Ndryshimet Klimatike, Ndotja Ambientale dhe Aflatoksinet.
Njëherit, profesorët i njoftuan studentët dhe stafin me programet studimore që ofrohen në këtë univerzitet, me mundësitë e kryerjes së mobilitetit në kuadër të programit Erasmus + dhe shrehën gadishmëri për bashkëpunim të mëtejshëm shkencorë me stafin akademik të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.