𝐙𝐚𝐠𝐫𝐞𝐛 𝟐𝟓-𝟐𝟕 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟐 Në Shkollën e lartë të Teknologjisë së Informacionit në Zagreb (Visoka škola za informacijske tehnologije) u zhvillua një punëtori në kuadër të programit ERASMUS+ me titull ‘Digjitalizimi i përmbajtjes arsimore’, ku Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup si lidere për implementimin e tij, u përfaqësua nga Prorektori për Shkencë dhe Hulumtime, Prof. Dr. Bekim Fetaji, njëkohësisht inicues dhe koordinator i projektit.
Punëtoria u zhvillua në kuadër të implementimit të projektit ERASMUS+ ‘Integrimi i përmbajtjes digjitale dhe digjitalizimi’, dhe në bashkëpunim me Shkollën TESLA të Zagrebit, Kroaci.Pjesëmarrësit nga 10 institucione partnere u njohën me mjetet e digjitalizimit të institucioneve nikoqire.
Gjatë seminarit në ‘E-learning’ u prezantuan dhe demonstruan disa mjete digjitalizimi dhe pjesëmarrësit patën mundësinë të trajnohen në temat e mëposhtme: 1) Digjitalizimi i provimeve – Softuer për shkrimin e provimit online me mbikëqyrje video dhe audio – Cheatless2) Edutorij (https://edutorij.e-skole.hr) – Repositorium Digital Education3) Sistemi i digjitalizuar i informacionit Administrata e shkollës4) Simulatorë të digjitalizuar në mësimin elektronik5) VIDI-X – mikro-kompjutor për zhvillimin shumëfunksional me procesor, ekran dhe sensorë të fuqishëm ESP32.
Punëtorinë e vizitoi ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kroaci, Milaim Fetai ku të pranishmit i falënderoi për pjesëmarrjen dhe inkurajoi universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë që të vazhdojnë me avancimin e bashkëpunimit dhe digjitalizimin e arsimit. Koordinator i projektit është Prof.Dr. Bekim Fetaji, prorektori për Shkencë dhe Hulumtime në UNT-se, ndërsa Universiteti ‘Nënë Tereza’ në Shkup është lider i projektit.
https://www.vsite.hr/…/erasmus-integrating-digital…