Shkup, 16.06.2022 – Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof. Dr. Izet Zeqiri morri pjesë në Ekspozitën me veprat e piktorit të madh Omer Kaleshi në bashkëpunim me Galerinë Nacionale e Maqedonisë së Veriut.

Kjo iniciativë po realizohet në bashkëpunim me familjarët e Maestro Omer Kaleshit, që ka për qëllim përkujtimin e veprimtarisë së tij jetësore, veprat e artit që e ngritën atë në majat e artit elitar botëror.

Rektori Zeqiri para të pranishmëve tha se: “Omer Kaleshi ai ishte një nga artistët e rrallë shqiptar, që me pikturën e tij të veçantë u bë i njohur në shumë vende të botës dhe u nderua nga mjedisi i elitës Franceze të arteve pamore dhe shumë qendra të tjera, Ai u nderua edhe nga institucione e shumta në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë, Omer Kaleshi ishte dhe mbetet një emër i denjë në akademizmin, artin dhe kulturën shqiptare, e si të tillë do ta nderojnë çdo herë dhe të jetë i paharuar” – tha Zeqiri

Në ekpozitën homazh, e cila u hap ekskluzivisht për dashamirët e artit pamor në galerinë Çifte hamam, po ekspozohen 30 vepra të tij në vaj në pëlhurë, që janë pjesë e Galerisë ‘Omer Kaleshi’, piktura të dhuruara për Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup, ndërsa ekspozita do të jetë e hapur deri në fund të muajit.

By