Shkup, 20.06.2022 Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Prof. Dr. Izet Zeqiri i shoqëruar nga prorektori për Arsim dhe çështje studentore Prof. Inor. Dr. Fati Iseni, prorektori për Financa, investime dhe zhvillim Doc.Dr. Bujamin Bela priten sot në një takim pune një delegacion nga Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga Kryetari i saj, Shaqir Ef. Fetahu.

Rektori Zeqiri gjatë takimit falënderoi kryetarin e BFI-së për vizitën, duke i ofruar atij bashkëpunim në të gjiha fushat që përfshijnë UNT-në, ndërsa morri të njejtin zotim edhe nga Fetahu.

Dy bashkëbiseduesit ranë dakord që të vendosin komunikim të rregullt, si dhe diskutuan mundësitë për medresantët që mbarojnë Medresenë e Shkupit, të mund ti vazhdojnë studimet në UNT, gjë që për momentin akoma nuk është e mundur për shkak të pengesave ligjore, të cilat pritet të zgjidhen shumë shpejt me votim në Kuvend.

Fetahu informoi rektorin Zeqiri se për dallim nga Fakulteti i Shkencave Islame që është i akredituar, medreseja nuk ka akreditim, dhe është në një ‘status quo’ edhe pse plotëson kriteret në bazë të ligjit, ku kërkohet 65 për qind e lëndëve të jenë shkencore dhe 35 për qind të karakterit fetar.Pjesë e delegacionit të BFI-së ishin edhe dekani i FSHI, Shaban ef. Sulejmani, drejtori i Medresese ‘Isa Beu’ Ibrahim ef. Idrizi dhe drejtor i Sektorit Fetaro-Arsimor prof. Jusuf ef. Zimeri.

By