Shkup, 06.09.2022 – Rektori i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, Prof. Dr. Izet Zeqiri sot priti në një takim pune Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Shkëlqësinë e Tij, Z. Florian Qehaja.

Rektori Zeqiri informoi ambasadorin Qehaja me historikun e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup dhe konsolidimin e tij gjatë këtyre viteve, duke theksuar bashkëpunimin e frytshëm dhe raportet e shkëlqyera me shumë universitete në Republikën e Kosovës.

Dy bashkëbiseduesit u zotuan se do të kontribojnë në drejtim të përforcimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit të universiteteve kosovare me Universitetin ‘Nënë Tereza’ në Shkup, ndërsa si element kryesor cekën shkëmbimin e stafit akademik, dhe sidomos të studentëve në dy anët e kufirit, përmes projekteve të ndryshme bashkëpunuese si dhe bashkëpunim në të gjitha sferat mes institucioneve të arsimit të lartë.

By