Maribor, Slloveni 06.09.2022 Universiteti Nënë Tereza në Shkup në cilësinë e lideres së projektit evropian ‘ERASMUS iDADOHS’ zhvilloi workshop në ambientet e Fakultetit të Shkencave Organizative pranë Universitetit të Mariborit. Në punëtorinë, ku temë diskutimi ishte digjitalizimi iarsimit dhe krijimi i burimeve të arsimit të hapur (Open Educational Resources – OER), ligjëroi  prorektori për Shkencë Prof. dr. Bekim Fetaji.

Fetaji, në cilësinë e koordinatorit të projektit ligjëroi në kuadër të sesionit ‘Mësimdhënia dhe Trajnimi i të mësuarit’ me titull Tutorial mbi përmbajtjen digjitale dhe digjitalizimin e përmbajtjes arsimore. 

Pjesëmarrësit nga 10 institucione partnere u prezantuan dhe u trajnuan për përdorimin e mjeteve të digjitalizimit, të zbatuara nga institucionet pritëse.  Gjatë punëtorisë u prezantua Rezultati i parë (Learning Outcome) nga Prof. Dr. Bekim Fetaji organizoi edhe një takim organizativ në lidhje me hapat e ardhshëm të projektit.  

By