Në kuadër të programit Erasmus+, profesoresha Diturije Ismaili, qëndroi në mobilitet njëjavor në Universitetin e Lihtenshtajnit.
Në kuadër të këtij trajnimi pjesëmarrësit morrën pjesë në tema interdisciplinare, ku u shkëmbyen ide dhe praktika të mira. Profesoresha Ismaili realizoi prezantim mbi Universiteteit “Nënë Tereza” në Shkup ku potencoi se gatishmëria e UNT-së për të bashkëpunuar me universitetet pjesëmarrëse në këtë trajnim do të jetë e mirëseardhur.
U realizua vizitë në disa “startups” të alumnive të Universitetit pritës duke u njoftuar për së afërmi për krijimin e ideve inovative afariste.
Përmes programit #ErasmusPlus, kuadrot e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup krijojnë përvoja të shkëlqyera akademike dhe të njejtat i bartin në ndërtimin e jetës akademike të studentëve tanë.