Shkup, 09.11.2022 – Në kuadër të programit Erasmus+, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, nën menaxhimin e sektorit për marrëdhënie ndërkombëtare si dhe së bashku me kordinatorët e programit Erasmus+ në Fakultete i informuan për së afërmi studentët për thirrjen aktuale të mobilitetit të studentëve për studime dhe punë praktike jashtë vendit.

Ky takim u realizua në dy objektet e UNT-së, ku studentët patën mundësi të njoftohen për së afërmi me programin, thirrjet aktuale, kriteret dhe procedurat për aplikim, si dhe u inkurajuan që të aplikojnë dhe të shfrëytëzojnë këtë mundësi.

Studentët treguan interaktivitet të lartë në këtë takim si dhe atyre iu bë me dije se thirrja për aplikim është e hapur me lokacion në zyrën për marrëdhënie ndërkombëtare në rektorat ku i gjithë stafi është në shërbim dhe mbështetje në çdo fazë të aplikimeve.

By