Në ambientet e Universitetit Nënë Tereza, Fakulteti i Shkencave të Informatikës me rastin e Ditës Botërore të Shkencës realizoi ligjeratë nga eksperti i Industrisë, Profesor Affan Hasan.

Zoti Afan Hasan spjegoi para studentëve perspektivat e industrisë së Informatikës dhe demonstroi disa projekte praktike të industrisë dhe mënyrën se si industria po funksionon aktualisht si dhe rregullat e angazhimit të anëtarëve të rinj të stafit.

Ekspertit te industrisë të Informatikës  iu nda Certifikatë në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në edukimin e brezit të ri të studentëve mbi perspektivat e industrisë nga Prorektori për Shkencë i UNT-së, Prof.Dr. Bekim Fetaji.

By