Në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, me rastin e Ditës Botërore të Shkencës u realizua seminari për Shkrim dhe Aplikim në projekte shkencore me përgjegjës nga Prorektori për Shkencë Prof.dr. Bekim Fetaji njëherit edhe moderator i këtij seminari. 

Ky seminar ishte hibrid dhe kishte pjesëmarrës online si dhe me prezencë fizike, ku objektivi kryesor i sesionit të trajnimit të seminarit ishte motivimi dhe përmirësimi i cilësisë së projekt propozimeve nga anëtarët e stafit. Më konkretisht, ai kishte fokus në dy anët plotësuese të projektimit të projektit: anën e tij shkencore dhe atë administrative.

U diskutua për artikulimin e ideve dhe përshkrimin e hapave thelbësorë të një projekti shkencor, si dhe mjetet konkrete dhe praktike për të identifikuar dhe për i’u përgjigjur një thirrjeje specifike për propozim.

By