Shkup, Dhjetor 2022 – Studentët e programeve studimore Administratë Publike dhe Menaxhim i Resurseve Humane si dhe Studimeve Politike të Fakultetit të Shkencave Sociale pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, nën udhëheqjen e Mr. Ariton Rama ishin për vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ku u mirëpritën nga Kryetari i Kuvendit z.Talat Xhaferi.

Në këtë vizitë studimore studentët patën mundësinë që të diskutojnë me Kryeparlamentarin z. Talat Xhaferi mbi parlamentarizmin si dhe qasjen e të rinjëve në politikë. Studentët u njoftuan për së afërmi me mënyrën se si udhëhiqen proceset nëpër komisione të ndryshme e deri në diskutimin e tyre dhe votimin në sallën kryesore të seancave parlamentare.

Studentët gjatë vizitës në Kuvend vizituan të gjitha sallat ku realizohen seancat parlamentare dhe komisionet e tyre duke filluar nga “Salla e Kristalit” e cila përdoret për aktivitete protokolare si konferenca e pritje solemne, dhe perfunduan tek “Salla e Ohrit” e shfrytëzuar vetëm nga kryetari i Kuvendit.

Grupi studentor pati mundësinë pas gjithë elaborimeve dhe vizitës së tyre studimore të parashtrojnë pyetjet e tyre me interes studimor drejtuar Kryetarit të Kuvendit të RMV-së po dhe menaxhmentit të kuvendit, me ç’ rast u hap edhe debati interaktiv mes palëve.

By